Agjencia Kombëtare e Bregdetit është angazhuar prej datës 15 qershor, për të siguruar një sezon veror sa më të pastër, nëpërmjet operatorit të kontraktuar për pastrimin e vijës bregdetare të Durrësit duke dyfishuar frekuencën ditore të pastrimit të plazheve. Në njoftimin për mediet, AKB thekson se 16,5 kilometra lineare ose 7,226,470 metër katrorë plazhe janë pastruar deri më tani në Plazhin e madh, në Currila, në Kallm dhe në Gjirin e Lalzit. Agjencia e Bregdetit shprehet se ky angazhim do të vijojë çdo ditë deri në datën 15 shtator jo vetëm në Bashkinë e Durrësit, por edhe në vijën bregdetare të plazheve të Kavajës, Himarës dhe Sarandës që po mbështeten aktualisht nga AKB për pastrimin gjatë sezonit turistik veror. Paralelisht Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka kryer 1036 inspektime dhe kontrolle të stacioneve të plazhit ku ka vendosur 76 masa administrative Aksioni jo vetëm për pastrimin dhe mbajtjen pastër të vijës bregdetare, por edhe për ndërgjegjësimin e pushuesve dhe turistëve mbi ruajtjen e pastërtisë dhe shëndetit, ka vijuar gjatë gjithë sezonit nga veriu në jug të vendit.https://ata.gov.al/2022/08/27/agjencia-e-bregdetit-16-5-kilometra-linear-plazhe-te-pastruara-ne-durres/