Njohja e pensioneve me Zvicrën

0
5

Qeveria zvicerane ka çuar në parlament për miratim marrëveshjen me Shqipërinë për Sigurimet Shoqërore. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se kjo marrëveshje synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve.https://lajme.rtsh.al/artikull/njohja-e-pensioneve-me-zvicren-rama-qeveria-zvicerane-con-marreveshjen-ne-parlament-per-miratim