Në kohën e tensioneve të larta midis Kosovës dhe Serbisë, ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, u bën thirrje të dyja palëve që të heqin dorë nga retorika nxitëse dhe të përqendrohen te gjetja e zgjidhjes për lirinë e lëvizjes. Në një intervistë për REL ish-zëvendës i ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, komentoi deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nëse NATO-ja nuk e bën punën e vet, Beogradi do të ndërhyjë “për të mbrojtur” serbët në Kosovë. Shea i drejtohet Beogradin duke theksuar se përgjegjës për sigurinë në Kosovë është misioni i NATO-s, KFOR, i cili bashkëpunon me Policinë e Kosovës. Ndër të tjera, Shea shfaq shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të situatës. “Kemi të bëjmë me një luftë diplomatike, e jo luftë ushtarake”, thotë ai.https://lajme.rtsh.al/artikull/tensionet-kosove-serbi-ish-zyrtari-i-larte-nato-pergjegjes-per-sigurine-ne-kosove-