Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar zgjerimin e ushtrisë ruse. Nga viti 2023, forcat ruse do të rriten në total në 2 milionë ushtarë, sipas një dekreti. Numri i personelit ushtarak, përfshirë ushtarët me kontratë dhe rekrutët do të rritet me 137 000 në rreth 1.15 milionë. Personeli i mbetur ushtarak është personeli civil, që përfshin punonjësit administrativ. Asnjë arsye zyrtare nuk është dhënë për rritjen e numrit të ushtrisë ruse. Rusia pushtoi Ukrainën fqinje më 24 shkurt. Sipas Kremlinit, gjithçka në luftë po shkon sipas planit. Ekspertët ushtarakë ndërkombëtarë thanë se avancimi i Rusisë kishte qenë i ngadaltë dhe një numër i madh i trupave ruse ishin vrarë.https://ata.gov.al/2022/08/25/moske-putin-urdheron-zgjerimin-e-ushtrise-ruse/