Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEPrindërit kundërshtojnë grevën

Prindërit kundërshtojnë grevën

Greva e veçanërisht mbyllja e kopshteve publike sot nuk është përkrahur nga prindërit, të cilët janë detyruar që të marrin pushim nga punëdhënësi në pamundësi të zgjidhjes për qëndrim ditor të fëmijëve. Sipas tyre, është e padrejtë që ende pa kaluar një muaj, që kur kopshtet publike pushuan për tri javë, tani të mbyllen sërish. Greva në kopshtet publike i ka shkaktuar telashe të mëdha nënës së tre fëmijëve Arjeta Luta. Bashkëshorti i saj sot është detyruar të marrë pushim nga puna dhe të kujdeset për fëmijët, por për nesër nuk e di se si do të arrijë të gjejë një zgjidhje. “Kemi ardhur në një gjendje që nuk dimë as ku të ankohemi dhe kujt t’i drejtohemi, dua të sqaroj se para pak ditësh sapo përfundoi pushimi tre javor i kopshteve dhe ishim të detyruar që t’i marrim pushimet dhe t’ju përshtatemi çerdheve, sot i kemi lënë fëmijët me bashkëshortin unë punoj në sektorin privat dhe nuk e di se çfarë zgjidhje do të bëjë nesër”, tha Luta. Ajo thotë se nuk është kundër ngritjes së pagave për edukatoret. Por ajo vlerësim se për këtë qëllim po keqtrajtohen fëmijët e moshës 1 deri në 6 vjet. Ndërsa prindërit po rrezikohen që ta humbin vendin e punës. Sipas tyre me këtë problem duhet të merren institucionet qendrore, sepse të manipulohet me fëmijët e moshës 0 deri në 5 vjet kjo është keqtrajtim, përveç që ne jemi pa zgjidhje dje që prindërit ballafaqohen me punëdhënësit e tyre, me të drejt nga ana e tyre, tani fëmijët maltretohen edhe psikikisht, sepse ndërrimi i ambientit për një fëmijë 2 vjeç është i rëndë. Greva dhe mbyllja e kopshteve është kundërshtuar edhe nga përfaqësuesit e prindërve të kopshtit Dielli dhe Yllka. Ata i kanë thënë RTK-së, përmes telefonit, se nuk është e drejtë që kopshtet të mbyllen.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615208

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments