Territori Shqiptar; gjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta POR me vranësira disi më të dendura në zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara në zonat juglindore KU priten edhe mini-stuhi të forta ere. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.