Presidenti amerikan Joe Biden do të shlyejë deri në 10 000 dollarë në kredi studentore federale për miliona amerikanë që fitojnë më pak se 125 000 dollarë në vit, shkruan BBC. “Njerëzit më në fund mund të çlirohen nën atë mal me borxhe. Rreth 43 milionë amerikanë vlerësohet të kenë gjithsej 1.6 trilion dollarë borxh federal studentor. Pothuajse një e pesta i detyrohet më pak se 10 000 dollarë. Pezullimi i përkohshëm i kredisë studentore, i futur për herë të parë në mars 2020, do të zgjatet edhe për herë të fundit deri më 31 dhjetor të këtij viti. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën, Biden tha se plani i tij do t’u jepte më shumë “hapësirë frymëmarrjes” familjeve të punës dhe të klasës së mesme. “Bara është aq e rëndë saqë edhe nëse diplomohesh, mund të mos kesh akses në jetën e klasës së mesme që dikur ofronte diplomën”, theksoi ai duke kujtuar turpin që ndjente babai i tij një shitës makinash, kur kishte vështirësi për të paguar edukimin e fëmijëve të tij. ‘’Rreth një e treta e huamarrësve kanë borxh studentor, por nuk kanë një diplomë kolegji. Më e keqja e të dy botëve”, shtoi ai. Njoftimi vjen pas më shumë se një viti debati intensiv të brendshëm të Shtëpisë së Bardhë dhe presionit në rritje nga demokratët progresivë. Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer i Nju Jorkut dhe senatori Elizabeth Warren nga Massachusetts, janë ndër ata që e shtynë Biden të përdorte fuqinë e tij ekzekutive për të anuluar borxhet e huamarrësve. Plani i së mërkurës është më pak se plani prej 50 000 dollarësh për huamarrës që kishin kërkuar zoti Schumer dhe znj. Warren. Një anulim një herë prej 10 000 dollarësh për çdo huamarrës që fiton deri në 125 000 dollarë do t’i kushtojë qeverisë federale rreth 300 miliardë dollarë, sipas një vlerësimi të modelit buxhetor të universitetit të Pensilvanisë Penn Wharton.https://ata.gov.al/2022/08/25/shba-biden-do-te-shlyejme-borxhin-deri-ne-10-000-dollare-per-cdo-student-federal/
Do të shlyejmë borxhin deri në 10 000 dollarë për çdo student federal
RELATED ARTICLES