Për shkak të numrit të madh të ndërtimeve, në vitet e fundit janë tkurrur hapësirat e gjelbra në kryeqytet. Zyrtarë nga Komuna e Prishtinës thonë se e kanë në projekt komunal shtimin e këtyre hapësirave. Ekspertët e ambientit thonë se hapësirat e gjelbra urbane rregullojnë mikroklimën brenda zonave urbane. “Kemi fokusuar të krijojmë sa më shumë hapësira që të ngushtojmë këtë rreze të shfrytëzimit të banorëve për hapësira publike jemi fokusuar të krijojmë hapësira publike në vendet të cilat kanë qenë sipërfaqe të degraduara” ka thënë . Donika Çetta, drejtoreshë komunale për parqe në Prishtinë. Hapësirat e gjelbra urbane rregullojnë mikroklimën dhe ndikojnë në uljen e temperaturave të larta në kohën e nxehtësisë gjatë verës, thotë profesori Universitar Nexhat Balaj. “Temperaturat gjatë verës kur janë shumë të larta, bimët dekorative dhe hapësirat e gjelbra krijojnë hije dhe ulin temperaturën për 7 deri 12 gradë celsius”, ka thënë Balaj. Interesimi i qytetarëve për të vizituar hapësirat publike të gjelbra është i shtuar, ndërsa këto hapësira nuk janë të mjaftueshme për banorët rezidentë të Prishtinës, thonë zyrtarë komunalë dhe njohës të peizazhit urban.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615151
Mungojnë hapësirat e gjelbra në Prishtinë
RELATED ARTICLES