Monday, December 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAKartëmonedha e para në historinë botërore

Kartëmonedha e para në historinë botërore

Kartëmonedhat e para në historinë botërore janë përdorur në Kinë rreth shekullit VII, gjatë Dinastisë Tang. Ato ishin dëftesa garancie, të lëshuara nga qeveria Tang për të paguar tregtarët vendas në pjesët e largëta të perandorisë. Duke përdorur certifikatat, qeveria shmangte transportimin e largët të monedhave metalike. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, tregtarët vendas i quajtën certifikatat “para fluturuese”, sepse ndryshe nga monedhat, këto dokumente prej letre mund të fluturonin, në rast se frynte erë. Certifikata kishte një vlerë të caktuar të shtypur mbi të dhe ishte e këmbyeshme me monedha metalike në kryeqytetin kinez, sipas kërkesës. Shumica e tregtarëve nuk shkonin në kryeqytet për t’i këmbyer në monedhë, por i këmbenin ato me njëri-tjetrin duke i përdorur si kartëmonedha lokale, pasi certifikatat ishin të transferueshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments