Estonia do t’i propozojë Komisionit Evropian miratimin e paketës së tetë të sanksione kundër Federatës Ruse. Njoftimin e bëri Ministria e Jashtme estoneze. ”Qeveria e Estonisë shpreson për një zgjatje të sanksioneve në lidhje me marrëdhëniet ekonomike, sektorin e energjisë dhe të tregtisë”, tha ministria e sipërcituar. Estonia është gjithashtu e angazhuar në përpjekje për të zgjatur ndalimin e dhënies së vizave në të gjithë Bashkimin Evropian për turistët rusë. Një masë e tillë hyri në fuqi në vendin baltik më 18 gusht.