Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEQeveria t’i trajtojë me seriozitet kërkesat e Sindikatës së Arsimit

Qeveria t’i trajtojë me seriozitet kërkesat e Sindikatës së Arsimit

Instituti i Kosovës për Drejtësi, rekomandon se është koha e fundit që Qeveria t’i trajtojë me më shumë seriozitet kërkesat e Sindikatës së Arsimit. E gjithë kjo, me qëllim që përmes një dialogu, të arrihet marrëveshje që mësimi në institucionet arsimore të vendit të fillojë me 1 shtator dhe pa vonesa. Viteve të fundit në Kosovë, në vazhdimësi ka pasur paralajmërime nga Sindikatat e Arsimit për greva në muajin shtator me qëllim të shtyrjes së mësimit, e kjo ka ardhur si rezultat i mungesës së bashkëpunimit ndërmjet qeverise dhe sindikatave. Kështu thotë për Radio Kosovën Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, sipas të cilit, tani është koha e fundit që qeveria t’i trajtojë me seriozitet kërkesat e sindikatave. “Është detyrë dhe obligim i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, i institucioneve përkatëse që të kenë një dialog konstruktiv me sindikatën, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje e që të jetë e pranueshme për të dyja palët. Është koha e fundit që qeveria do duhej ta trajtojë me shumë seriozitet Sindikatën e Arsimit dhe që ky dialog të përfundoj me një marrëveshje që mësimi të fillojë me 1 shtator”, tha Miftaraj . Për Miftarajn është e pa pranueshme që po përsëritet praktika e shtyrjes së procesit mësimor në çdo shtator. “Është i ipadurueshëm dhe i papranueshëm fakti, dhe duhet të ndërpritet praktika ku çdo fund gushti e fillim shtatori kemi akuza e kundër akuza qeveri – sindikata, nëse do të fillojë apo të shtyhet procesi mësimor”, shtoi ai. Tutje, Miftaraj thotë se qeveria duhet të gjejë mundësitë dhe mënyrën për një zgjidhje të pranueshme të kërkesave sindikale të arsimit brenda mundësive buxhetore. Ndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka paralajmëruar grevë të përgjithshme në Kosovë, e për të cilën, sot i ka ftuar mediet në një konferencë që do të mbahet në orën 13:00, ku do të jepen informacione rreth grevës.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614719

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments