Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKosovë, 413 raste të reja COVID-19

Kosovë, 413 raste të reja COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës raportoi se në 24 orët e fundit nuk ka pasur humbje jete nga COVID-19 ndërsa janë 413 raste të reja. Infektimet e 24 0rëve të fundit rezultuan nga kryerja e 1.476 testimeve për COVID-19. 331 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 258.457, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.732. Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 67 doza, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.031 doza të vaksinës. Deri më sot 824.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments