Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEKredia hipotekore, BSH: Normat e interesit u rritën në 4.0%

Kredia hipotekore, BSH: Normat e interesit u rritën në 4.0%

Normat e interesit për kreditë në lekë të individëve, në 3-mujorin e dytë të vitit, kanë filluar të tejçojnë rritjen e normës bazë të interesit që shënon 1.75% në fillim të muajit gusht 2022. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se rritja më e spikatur në këtë tremujor ishte tek kreditë hipotekare, ku interesi i tyre rezultoi 4.0% nga 3.6% që ishte në tremujorin e mëparshëm dhe 3.7% në vitin 2021. “Në një krahasim të shtrirë në kohë, interesi aktual është gjithsesi më i ulët se niveli 4.4% për periudhën 2018-2020. Dy vitet e fundit janë karakterizuar nga një kërkesë e lartë e individëve për kredi hipotekare, e cila është akomoduar nga bankat me kushte të lehtësuara kreditimi. Diferenca e interesit për këto kredi kundrejt yield-it të bonove të thesarit 12-mujore, që shpesh përdoret si normë referencë, ka qëndruar e ulët në gjysmën e pare të këtij viti, në 1.9%, dhe pothuaj aq sa ishte edhe gjatë vitit 2021”, thekson BSH-aj. Sipas BSH-së, tremujori i dytë i këtij viti ka shënuar një rritje edhe në interesin e kredisë konsumatore. Ky interes rezultoi me një nivel mesatar prej 9.3%, nga 9.1% në tremujorin e parë të vitit. Rritja e interesit për këtë lloj kredie ishte më e përmbajtur në këtë tremujor, pas rritjes që shfaqi në tremujorin e parë të vitit. Normat e interesit për kreditë konsumatore janë luhatur rreth nivelit 8.1% për periudhën 2018-2021.http://ata.gov.al/2022/08/16/kredia-hipotekore-bsh-normat-e-interesit-u-rriten-ne-4-0/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ