Ndërtimi, shërbimet, turizmi dhe pasuritë e patundshme dhanë kontribut të shtuar në zgjerimin e aktivitetit ekonomik në vendin tonë në tremujorin e dytë të këtij. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, zgjerimi aktivitetit ekonomik në sektorin prodhues llogaritet në 5.5%, në 3-mujorin e dytë 2022, nivel ky i ngjashëm me atë të tremujorit të mëparshëm (5.7%). Ashtu si edhe në tremujorin e mëparshëm, zgjerimi i këtij sektori është përcaktuar nga “ndërtimi”, rritja vjetore e të cilit shënoi nivelin 25.5%. Kontributi i “ndërtimit” në rritjen e PBB-së llogaritet rreth nivelit 1.95 pikë përqindje. Nga ana tjetër, industria dhe bujqësia kanë pasur norma relativisht të ngadalta rritjeje, respektivisht prej 1.4% dhe 0.1% Rritja e vlerës së shtuar të sektorit të shërbimeve u përshpejtua në 6.3%, nga 4.0% në tremujorin e mëparshëm, duke qenë ndër kontribuuesit kryesorë në përshpejtimin e rritjes ekonomike. Kontributi kryesor në zgjerimin e këtij sektori ka ardhur nga dega e “Tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, ku spikat nëndega e “akomodimit”. Ecuria pozitive e turizmit në vend ka ndihmuar zgjerimin e aktivitetit në këtë nëndegë. Gjithashtu, dega e “pasurive të paluajtshme” vazhdon të jetë faktor mbështetës në rritjen ekonomike, ashtu sikurse edhe në tremujorët e mëparshëm.http://ata.gov.al/2022/08/15/kater-sektore-me-kontributin-me-te-larte-ne-ekonomi/
Katër sektorë me kontributin më të lartë në ekonomi
RELATED ARTICLES