Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALEMinistria e Ekonomisë vendos për masat dhe gjendjen e furnizimit me energji...

Ministria e Ekonomisë vendos për masat dhe gjendjen e furnizimit me energji elektrike

Institucionet përgjegjëse që monitorojnë punën e aktorëve të furnizimit me energji, janë duke marrë të gjitha hapat që furnizimi me energji elektrike t’i kthehet normalitetit. Kështu ka njoftuar Ministria e Ekonomisë përmes një komunikate për media. Më tej në njoftim thuhet se, kriza energjetike ka kapluar Evropën, siç u paralajmërua me rastin e shpalljes së gjendjes emergjente në furnizimin me energji elektrike. “Është me rëndësi që secila e secili prej nesh të kemi kujdes dhe të kursejmë shpenzimin e energjisë elektrike gjatë gjithë ditës”, vijon njoftimi. Ministria e Ekonomisë kërkon nga të gjithë që të kursehet në maksimum. “Kursimi i vogël individual do ta lehtësonte tejet shumë furnizimin me energji elektrike, si dhe do të lehtësonte vështirësitë të mëdha që po kalon dhe do të kalojë vendi”, thuhet në komunikatë. Ministria e Ekonomisë njoftoi të dhënat e fundit. “Prodhimi ditor i Korporatës Elektroenergjitike të Kosovës (KEK) është rreth 507 MWh. Kërkesa për konsum është deri në 750 MWh. Çmimi në bursën hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për MWh. Humbjet komerciale (të shkaktuara nga vjedhjet) dhe teknike të Kompanisë KEDS janë 19%. Këto humbje ende mbulohen nga të gjithë, pra prodhimi ose importi, jo nga vet KEDS-i”, njoftoi Ministria e Ekonomisë. “Ne jemi duke bërë gati masat jo vetëm për furnizim të rregullt, por veçanërisht për të ndërprerë përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike, pra humbjet nga vjedhjet. Këto humbje vazhdojnë të jenë shumë të larta e për të cilat kompania dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur rezultate. Askush, e aq më pak qytetarët dhe buxheti i vendit, nuk duhet të paguajnë çmimin e lartë të importit për ata që tolerohen të vjedhin energji. Prandaj, në këto kushte Qeveria, me mjetet dhe kompetencat e saj, do të ndërhyjë për ta minimizuar deri në ndalje të plotë këtë dukuri, pa asnjë kompromis. Tutje, Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë”, përfundon njoftimi.http://ata.gov.al/2022/08/15/ministria-e-ekonomise-vendos-per-masat-dhe-gjendjen-e-furnizimit-me-energji-elektrike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments