Norma e inflacionit në Argjentinë është rritur në më shumë se 70%, në mes të një krize të rëndë ekonomike dhe financiare. ”Çmimet e konsumit u rritën me 71% në korrik, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar”, tha zyra e statistikave të vendit, Indec. Vetëm në korrik, çmimet u rritën me 7,4% krahasuar me një muaj më parë. Qeveria njoftoi së fundmi se do të ngrijë çmimet dhe pagat për dy muaj në mënyrë që të ngadalësojë rënien e vlerës së monedhës kombëtare, pesos. Norma e inflacionit në Argjentinë është nga më të lartat në botë. Për të financuar deficitin buxhetor, banka qendrore e vendit të Amerikës së Jugut po shtyp vazhdimisht para’. Për më tepër, Argjentina ka vite që vuan nga një krizë e rëndë ekonomike për shkak të një aparati shtetëror të fryrë, produktivitetit të ulët në industri dhe një ekonomie të madhe në të zezë, që i privon shtetit shumë të ardhura nga taksat.http://ata.gov.al/2022/08/12/argjentine-norma-e-inflacionit-arrin-majat-ne-71/