Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANeandertali dinte të ndizte zjarrin

Neandertali dinte të ndizte zjarrin

Neandertali nuk pushon së na habituri. Ai ishte jo vetëm artist dhe lundrues i aftë, por dinte edhe të ndizte zjarrin, njësoj si homo sapiensi, sipas analizave të publikuara në revistën shkencore “Scientific Reports”, nga grupi i universiteteve holandeze “Leida” të koordinuara nga Andrew Sorensen. Ky zbulim vjen pak muaj pas atij të bërë në Itali, sipas të cilit neandertali prodhonte mjete pune me ndihmën e zjarrit, por që kishte hapur debatin mes shkencëtarëve mbi mënyrën se si e ndiznin. Ekspertët kishin ngritur dy hipoteza, ose e merrnin nga zjarret që binin ose ishin në gjendje që ta ndiznin atë. Ky dyshim u qartësua pas analizimit të instrumenteve prej stralli, që përkojnë me 50 000 vite më parë të gjetur në zona të ndryshme të Francës, që neandertalët kishin përdorur edhe për funksione të tjera, si për shembull për therjen e preve të tyre. Këto analiza kanë treguar se të njëjtat instrumente kanë edhe shenja goditjesh dhe gjurmë të mineralit të piritit. Në fakt për të prodhuar shkëndija stralli duhet të goditet me pirit. Mes surprizave të tjera të neandertalëve të zbuluara kohet e fundit janë edhe pikturat në shpellë më antiket në botë, madje për sa i përket pamjes nuk ishin aspak primitivë sepse përdornin makijazh dhe mbanin bizhuteri që i prodhonin vetë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments