Sipas MeteoAlb: Ndryshimi masave ajrore të cilat gjatë ditës së shtunë do të qarkullojnë nga Verilindja e Europës; do të sjellë në vendin tonë; Ftohje të motit si edhe alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu si edhe dëbore në zonat malore KU më të dukshme reshjet do të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë; Orët e pasdites dhe natës; do të sjellin shtim intensitet të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në mëngjes DHE mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 4°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës NDERSA maksimumi do të ngjitet deri në 19°C përkatësisht në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë mbi mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.




