Sipas MeteoAlb: Dita e martë do të sjellë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të territorit; Përjashtuar zonat veriore dhe verilindore të cilat do të mbeten me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore; Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithe vendin POR nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të vijojë në mbrëmje dhe gjat natës.
Temperaturat e ajrit do të ULEN duke luhatur vlerat ditore nga; 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilinsdor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.



