Republika e Maqedonisë së Veriut pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të saj; Përjashtuar zonat kufitare me Shqipërinë ku priten vranësira disi më të dendura duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra shiu; Parashikohet që pas-mesnatës; vranësirat të bëhen më të dendura duke sjellë shira në formë shtrëngate në pothuajse të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut; Herë pas here priten edhe stuhi të forta ere; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të RRITEN në vlera minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët deri në 19°C vlera më e lartë në rang vendi; Era do të fryjë e FORTE; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.




