Territori i Kosovës gjatë orëve të paradites; do të paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës; më të dendura shirat do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë; Parashikohet përmirësim i përkohëshëm i kushteve atmosferike në orët e vona të mbrëmjes; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të tyre duke luhatur vlerat ditore nga; 5°C temperatura më e ulët e shënuar në Mitrovicë deri në 19°C pritet vlera më e lartë e cila do të regjistrohet përkatësisht në qytetin e Gjakovës; Era do të fryjë FORTE; duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 75 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.




