Sipas MeteoAlb: Pritet rënie e Vlerave Barike duke bërë që në vendin tone; vranësirat dhe shirat të jenë prezente në territor KU më të dukshme do të PARAQITEN në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër të territorit; Në Veri të vendit, shirat herë pas – here do të jenë në formë shtrëngate; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes; të MBETEN me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Qendër dhe Jug të territorit duke lënë zonat Veriore me vranësira dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të tyre duke luhatur vlerat ditore nga; 8°C temperatura më e ulët e shënuar në zonat e Verilindjes të territorit deri në 26°C pritet vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë e FORTE; duke arritur shpejtësinë mbi 75 km/h nga drejtimi permanent JUGOR; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim MBI 6 ballë.




