Shkrimtari i njohur francez, Michel Houellebecq është vënë nën akuzë sot nga një gjyqtar hetues francez për bashkëpunim në nxitjen e diskriminimit, urrejtjes ose dhunës.

Në qendër të çështjes janë deklaratat e bëra ndaj myslimanëve, të publikuara në fund të nëntorit 2022 në revistën ”Front populaire” gjatë një interviste me filozofin Michel Onfray.