Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit të lëkurës, e bazuar në teknologjinë mRNA, ka treguar rezultate premtuese në uljen e rrezikut të rikthimit të sëmundjes.

Studio i fundit i fazës së tretë ka konfirmuar efektivitetin e saj kundër melanomës, duke hapur perspektiva të reja në trajtimin e kësaj forme të kancerit.

Sipas rezultateve të studimit INTerpath-001, të prezantuara në seancën plenare të Kongresit të Shoqatës Evropiane të Onkologjisë Mjekësore (ESMO), vaksina e personalizuar, e kombinuar me imunoterapinë, ka ulur me 42% rrezikun e rikthimit të sëmundjes pas dy vitesh, krahasuar me trajtimin vetëm me pembrolizumab.

Ndërkohë, rreziku i shfaqjes së metastazave në organe të tjera është reduktuar me 38%.

Studimi përfshiu 1 137 pacientë me melanoma me rrezik të lartë, në 157 qendra mjekësore në mbarë botën.

Terapia e re përdoret pas ndërhyrjes kirurgjikale, me synimin për të parandaluar rikthimin e sëmundjes.