Diagnostikimi i kataraktës, një prej shkaqeve kryesore të verbërisë në botë, mund të bëhet edhe përmes një telefoni inteligjent, focus.it.

Një teknologji e re, e zhvilluar nga studiuesit e spitalit të syve Aravind në Madurai të Indisë, në bashkëpunim me Universitetin Johns Hopkins në SHBA, mundëson fotografimin e syrit dhe vlerësimin e tij nga specialistët në distancë.

Pajisja e re, e cila vendoset në një telefon inteligjent, mund të sigurojë imazhe me informacion pothuajse të krahasueshëm me atë që përftohet gjatë një vizite fizike te mjeku okulist.

Rezultatet e studimit u prezantuan në Kongresin e 44-t të Shoqatës Evropiane të Kirurgëve të Kataraktës dhe Refraksionit (ESCRS).

Sipas studiuesve, kjo teknologji mund të lehtësojë kontrollet për zbulimin e hershëm të kataraktës dhe sëmundjeve të tjera të syrit, veçanërisht te personat që jetojnë në zona të largëta ose kanë vështirësi për të shkuar te specialisti për shkak të moshës apo problemeve shëndetësore.