Nga ana tjetër, një fond prej rreth 700 milionë lekësh hap rrugën për rreth 40 projekte të reja, thirrja për të cilat është shpallur që në vitin 2026, që ato të jenë gati për financim në fillim të vitit buxhetor”.

Në lidhje me punën për sigurinë në arsim, ministrja Kumbaro sqaroi se 20.000–22.000 mësues vijojnë të trajnohen çdo vit përmes Programit Kombëtar të Zhvillimit të mësuesve, me fokus shkencat, gjuhët dhe aftësitë digjitale, në partneritet me 9 universitetet publike, ndërsa vijon puna për përditësimin e kurrikulave.