Që prej muajit prill 2026, kur nisi zbatimi i risisë së pagesave elektronike përmes terminaleve POS, deri më tani janë paguar 6472 shërbime me kartë bankare në sportelet e DPSHTRR.

Kjo mundësi u ofron qytetarëve një alternativë të shpejtë, të sigurt dhe praktike, pa qenë nevoja për përdorimin e parave cash, duke thjeshtuar procesin e pagesës dhe duke kursyer kohë.

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve, DPSHTRR vijon të ofrojë zgjidhje që lehtësojnë përditshmërinë dhe përmirësojnë përvojën e qytetarëve.