Në vendim thuhet se autoriteti përgjegjës për planifikimin e territorit do të marrë mendimin e AAC-së gjatë hartimit të dokumenteve të planifikimit që përfshijnë objekte, strukturao apo instalime brenda zonave të mbrojtura të aeroportit.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas rastit, të njoftojnë Autoritetin e Aviacionit Civil për çdo objekt me lartësi mbi 30 metra në këto zona, pas lëshimit të lejes së ndërtimit.

Njoftimi pranë AAC-së do të jetë i nevojshëm edhe për zhvillimin, ndërtimin ose përdorimin e pasurive të paluajtshme brenda zonave të mbrojtura të aeroporteve për aktivitete që mund të tërheqin botën shtazore. Ky njoftim do të kryhet pas lëshimit të lejes së ndërtimit nga autoriteti përgjegjës.