Friday, March 14, 2025
HomeSHKENCA DHE JETANjë ”Lamborghini” në ankand për arsyen e pabesueshme

Një ”Lamborghini” në ankand për arsyen e pabesueshme

Ligji, siç e dimë, duhet respektuar dhe ai nuk e pranon faktin që ti të mos e njphosh. Kështu, policia daneze veproi sipas ligjit duke gjobitur pronarin e një ”Lamborghini Huracán” që ecte me 237 km/h në një autostradë ku shpejtësia e kufizuar ishte 130 km/h. Për habinë e madhe të pronarit (iranian, por me banim në Norvegji) policia daneze zbatoi një rregull në fuqi që nga 31 marsi i kaluar dhe konfiskoi supermakinën që do të dalë në ankand në favor të Thesarit danez. Sipas gazetës lokale ”Nordjyske”, burri kishte blerë ”Huracán” disa orë më parë në Gjermani për një shifër prej rreth 260 000 euro dhe po kthehej në shtëpi në Norvegji. Legjislacioni zbatohet për të gjitha automjetet e përshtatshme për qarkullim, qofshin ato vetura, furgona apo kamionë dhe pavarësisht nëse shoferi është në posedim të automjetit ose jo. Fatkeqësisht, ndër sjelljet e konsideruara ”të pamatura” nga ligji, përveç ngasjes nën ndikimin e alkoolit, ekziston edhe tejkalimi i 200 km/h.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ