Sipas njoftimit, Programi ka për qëllim mbështetjen e ekonomive familjare nga sistemi i mbrojtjes sociale dhe sigurimin e qasjes së barabartë në energji elektrike si shërbim esencial, përmes subvencionimit të energjisë për konsumatorët e cenueshëm.
“Ditët në vazhdim pritet të nënshkruhet edhe vendimi me të cilin do të përcaktohen kushtet dhe kriteret për përfitim, në mënyrë që së shpejti të hapet thirrja për aplikim. Programi fokusohet në mbështetjen financiare përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike, si një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm”, thuhet në njoftim.
Po ashtu thuhet në njoftim se, Republika e Kosovës ka marrë obligime edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili parasheh zhvillimin e mekanizmave të qëndrueshëm për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, përfshirë krijimin dhe mirëmbajtjen e një regjistri funksional të konsumatorëve të cenueshëm.





