Projekti parashikohet të kushtojë të paktën 9 miliardë euro dhe të përfundojë deri në vitin 2050.

Komisioni i Transportit i Bundestagut mbështeti sot planin e kompanisë hekurudhore “Deutsche Bahn”, ndërsa miratimi përfundimtar nga Bundestagu pritet të bëhet nesër.

Linja e re synon të rrisë kapacitetin për transportin e pasagjerëve dhe mallrave dhe të lehtësojë ngarkesën mbi linjën ekzistuese.

Linja e re me dy shina do të projektohet për shpejtësi deri në 250 kilometra në orë, duke shkurtuar me rreth 18 minuta kohën e udhëtimit mes Hamburgut dhe Hanoverit.

Në të njëjtën kohë, do të modernizohet edhe linja aktuale, e cila përdoret nga trenat ndërqytetës, udhëtarët e përditshëm dhe transporti i mallrave.

Sipas “Deutsche Bahn”, trafiku në këtë linjë arrin deri në 147% të kapacitetit të parashikuar, duke e bërë atë një nga segmentet më të mbingarkuara.

Rikonstruksioni i linjës ekzistuese është planifikuar të nisë në 2029, ndërsa për të, do të investohen deri në 250 milionë euro deri në vitin 2034.

Sipas planit paraprak, dokumentet për miratimin e projektit pritet të dorëzohen në 2034, ndërtimi të nisë në 2036 dhe linja e re të përfundojë në 2050.

Megjithatë, ende duhet të sigurohet financimi i plotë dhe të përfundojnë procedurat e nevojshme për marrjen e lejeve të ndërtimit