Sistemi i identifikon objektet bazuar në shenjat e tyre akustike ose elektromagnetike, në tingujt dhe sinjalet që ato lëshojnë.

Ministria e Mbrojtjes tha se sistemi mund të përcaktojë në kohë reale, se çfarë lloj objekti është zbuluar.

Gjatë luftës në Ukrainë, në Lituani dhe në dy vendet e tjera baltike, Estoni dhe Letoni, kanë ndodhur disa incidente me dronë.

Në disa raste, dronë ukrainas që kishin humbur drejtimin, të nisur nga Kievi për të goditur objektiva në veriperëndim të Rusisë, kanë hyrë në hapësirën ajrore të vendeve baltike dhe janë rrëzuar.

Në hapësirën ajrore të Lituanisë, kanë hyrë gjithashtu edhe dronë me origjinë ruse, të cilët kanë ardhur nga territori i Bjellorusisë