Një analizë e thjeshtë e urinës mund të japë të dhëna të rëndësishme për shëndetin e veshkave dhe, njëkohësisht, për rrezikun kardiovaskular. Bëhet fjalë për uACR, ose raportin mes albuminës dhe kreatininës në urinë, shkruan salute.eu.

Ky kontroll rekomandohet veçanërisht për personat me hipertension arterial ose diabet të tipit 2, pasi sëmundja e veshkave mund të zhvillohet për një kohë të gjatë pa shkaktuar simptoma.

Sipas ekspertëve të fushës së kardio-nefrologjisë, identifikimi i hershëm i albuminurisë mund të ndihmojë në përcaktimin e personave që kanë rrezik më të lartë dhe në marrjen në kohë të masave mbrojtëse për veshkat dhe sistemin kardiovaskular.