Pas moshës 50 vjeç, shumë njerëz hyjnë në një fazë të re të jetës, ku dëshira për t’iu përgjigjur pritshmërive të të tjerëve zbehet dhe rritet nevoja për të kuptuar se çfarë duan realisht për veten, shkruan salute.eu.

Sipas mental coach Alessandra Bitelli, eksperte e mirëqenies së grave, me kalimin e viteve kriteri i zgjedhjeve nuk është më dëshira për të kënaqur apo për t’u provuar të tjerëve diçka, por aftësia për të kuptuar se çfarë ia vlen të mbahet dhe çfarë duhet lënë pas.