Shqipëria Moti – Mërkurë, 16 Shtator 2026

0
4

Sipas MeteoAlb:   Masat ajrore më origjinë Perëndimore do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin Shqiptar; mot të kthjellët gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites do të kenë prezencë të vranësirave në territor të cilat më të dukshme priten në zonat Jugore – Juglindore duke rrezikuar reshje të pakta dhe të përkohëshme shiu; Orët e mbremjes do të ri-sjellin sërisht motin e kthjellët në të gjithë territorin e vendit POR lagështira në ajër do të mbetet mjaft e lartë. 

Temperaturat e ajrit do të VIJOJNE të rriten duke luhatur vlerat ditore nga; 9°C temperatura më e ulët deri në 35°C vlera maksimale në rang territori. 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtësi maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.