Jo vetëm muze pa barriera, por hapësira kulturore që përshtaten me njerëzit, karakteristikat e tyre dhe mënyrat e ndryshme të të kuptuarit, komunikimit dhe pjesëmarrjes. Kjo është perspektiva e projektit evropian INCLUDE-ID, i koordinuar nga Instituti IRCCS Eugenio Medea dhe i financuar nga programi “Horizon Europe”, shkruan corriere.it.

Projekti nisi më 1 shtator 2026 dhe do të vijojë deri më 31 gusht 2030, me një financim prej gati 3.4 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian.

Takimi i nisjes së projektit zhvillohet në Bosisio Parini, në provincën e Leccos.

Nisma synon të trajtojë një problem që vazhdon të kufizojë pjesëmarrjen e plotë në jetën kulturore të personave me aftësi të kufizuara intelektuale.

Edhe pse janë bërë përparime në drejtim të aksesueshmërisë, zgjidhjet ekzistuese shpesh bazohen në programe të standardizuara,

ndërsa nevojat, interesat, aftësitë njohëse dhe komunikuese ndryshojnë ndjeshëm nga një person te tjetri.