Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann vizitoi kampin veror të “Europe House” që mirëpriti fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë. Ky kamp veror ishte një mundësi e shkëlqyer për t’u argëtuar në ajër të pastër. Fëmiijët ishin të lumtur të ndanin me të vizatimet, aftësitë akrobatike dhe aftësitë e tyre të aktrimit. “Ishte frymëzuese kur kuptova se brezi i ri në Shqipëri është jashtëzakonisht kurioz, i shkathët dhe i talentuar. Dje në liqenin e Tiranës, fëmijët e ‘Zyber Hallullit’ më dhuruan disa momente shumë të veçanta. Më mësuan edhe fjalën time të parë shqipe, biçikleta”, tha ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.
Brezi i ri në Shqipëri, jashtëzakonisht i shkathët dhe i talentuar
RELATED ARTICLES