Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALE140 mijë shërbime falas dhe me cilësi

140 mijë shërbime falas dhe me cilësi

Në spitalin Memorial të Fierit janë ofruar falas dhe me cilësi rreth 140 mijë shërbime për qytetarët. Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale dëshmi të pacientëve që kanë marrë shërbim pranë këtij spitali. “Shërbim shembullor në spitalin rajonal ‘Memorial’, ku skuadra shqiptaro-turke po bën një punë fantastike, si një vlerë e shtuar e shërbimit tonë publik shëndetësor”, u shpreh Rama. Një prej pacientëve vlerësoi kushtet dinjitoze dhe shërbimin cilësor që ofrohet nga stafi i këtij spitali, si nga mjekët turq edhe nga ata shqiptarë. “Kemi ardhur me një urgjencë me tim shoq me dhimbje të forta në kraharor, gjendje infarkti. Na sollën te urgjenca te Spitali Memorial. Na pritën shumë mirë te urgjenca, shpejtësi, direkt u bë filmi i zemrës, qetësuesit. U thirrën kardiologët dhe u morën masat për në sallë, pasi ishte për ndërhyrje për koronare. Nuk kemi çfarë të themi. Mjekët e infermierët na kanë ndihmuar shumë. Me sa kuptuam punohej mirë dhe sillej me kulturë”, u shpreh familjarja e një pacienti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments