Presidenti ukrainas ka kërkuar prej kohësh një takim të drejtpërdrejtë me homologun rus Vladimir Putin, por Moska nuk ka pranuar deri tani të zhvillojë një negociatë të tillë.
Në bisedimet e zhvilluara në Kiev morën pjesë gjithashtu këshilltarë evropianë nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca.
Zelensky tha se Ukraina llogarit në mbështetjen e partnerëve evropianë nëse lufta vazhdon gjatë dimrit.
Konflikti Rusi-Ukrainë vijon që prej pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, ndërsa përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje vazhdojnë





