Mes maleve, gjelbërimit dhe ujërave të kristalta, Sarandapori po promovohet si një prej destinacioneve natyrore që ofron mundësi për të eksploruar peizazhet e virgjëra dhe për të shijuar qetësinë larg zhurmës.
Sarandapori ofron mundësi për aktivitete në natyrë, veçanërisht për hiking dhe eksplorim, ndërsa peizazhi i ndërthurur me ujërat e pastër e kthen zonën në një alternativë për turistët që kërkojnë destinacione të qeta dhe larg zonave të mbipopulluara.
Promovimi i destinacioneve natyrore është pjesë e përpjekjeve për të diversifikuar ofertën turistike të Shqipërisë dhe për të nxitur vizitat në zona me potencial për turizëm të qëndrueshëm dhe aktivitete në natyrë.





