Detergjentët e aromatizuar, përfshirë edhe produktet që tregtohen si “natyrale” dhe përmbajnë vajra esencialë, mund të shkaktojnë formimin e sasive shumë të mëdha të grimcave ultrafine në ajrin e ambienteve të brendshme, sipas revistës shkencore “Science”.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip studiuesish të Universitetit Purdue, Indiana, SHBA, i udhëhequr nga Prof. Brandon Boor, i cili studion cilësinë e ajrit në ambiente të brendshme.

Rezultatet u prezantuan në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Kimisë (ACS) – një organizatë shkencore profesionale – në Çikago, më 27 gusht 2026.

Studiuesit përdorën një “shtëpi laboratorike” në miniaturë, të pajisur me kuzhinë, banjë dhe sipërfaqe të ndryshme, për të imituar kushtet e zakonshme të një banese.

Ata testuan detergjentë të lëngshëm me aromë, produkte spërkatëse dhe peceta dezinfektuese me bazë përbërësish botanikë.