Në Shkodër biçikleta nuk është vetëm një mjet transporti, por pjesë e mënyrës së jetesës dhe e identitetit të shkodranëve.

Tradita e përdorimit të saj, e ndërthurur me terrenin e përshtatshëm, e bën Shkodrën një destinacion për zhvillimin e turizmit me biçikleta.

Shkodra ofron një pasuri të madhe atraksionesh për vizitorët, që nga Kalaja e Rozafës, Muzeu Historik i Shkodrës, Muzeu i Fotografisë “Marubi”, liqeni i Shkodrës, zona e Shirokës dhe Zogajt, si dhe zonat malore si Thethi, një nga perlat e Alpeve Shqiptare.