Mosha 50-vjeçare mund të shënojë një pikë kthese në jetën e shumë njerëzve, duke sjellë një periudhë në të cilën dëshirat personale marrin më shumë rëndësi se pritshmëritë e të tjerëve, shkruan salute eu
Në këtë fazë, sipas mental coach-it Alessandra Bitelli, fokusi nuk është më te dëshira për t’u pëlqyer apo për t’u provuar të tjerëve diçka, por te identifikimi i asaj që vërtet dëshirojmë të mbajmë dhe asaj që duhet të lëmë pas.
Me kalimin e viteve, përvojat, gabimet dhe zhgënjimet ndihmojnë njerëzit të dallojnë më mirë situatat dhe marrëdhëniet që u harxhojnë energjinë nga ato që u japin forcë.
Në rini, zgjedhjet shpesh ndikohen nga dëshirat e të tjerëve, ndërsa më vonë përgjegjësitë familjare dhe profesionale mund të bëjnë që aspiratat personale të shtyhen.
Pas të 50-ave, për shumë njerëz shfaqet mundësia për të ndryshuar drejtim: të ndërrojnë punë, të largohen nga marrëdhënie që nuk u bëjnë më mirë, të mësojnë diçka të re apo të rikthejnë pasionet e lëna pezull.





