Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së
Sipas ASK-së, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 31,5 milionë euro, ose rreth 30,1 % e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 9,6 %. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania 9,6 %, Italia 3,1%, Holanda 2,9 %, etj.
Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 303,4 milionë euro, ose 42,1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 7,2 %. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,8 %), Italia (5,9 %), Polonia (4,0 %), etj.
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s
ASK njofton se eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 50,3 milionë euro, ose 48,0% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 27,4 %. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16,9%), Shqipëria (16,7%), Serbia (6,7%), Mali i Zi (5,1%), etj.
Ndërkaq, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 88,8 milionë euro, ose 12,3 % të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11,5 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4,9%), Shqipëria (3,3%), Serbia (3,0%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 23,0 milionë euro, ose 21,9 %. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (7,8%) dhe Turqia (4,3%).
Importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 328,2 milionë euro, ose 45,6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13,5%) dhe Kina (13,3%).





