Kjo teknologji inovative mundëson diagnostikim më të shpejtë dhe më të saktë, duke mbështetur mjekët e familjes në vlerësimin e parametrave kardiakë dhe pulmonarë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi se do të jenë mjekët e familjes të bashkisë së Koplikut ata që do të pajisen me stetoskopin digjital Eko CORE 500.
MSHMS në një postim në rrjetet sociale tha se “pajisjet diagnostikuese të teknologjisë së avancuar, të fuqizuara nga IA janë mundësuar nga Diaspora Shqiptare, përmes Fondacionit “Trashëgimia e Prek Calit””.





