Kosova Moti – E Hënë, 17 Gusht 2026

0
0

Deri në orët e mesditës Kosova do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe kalimeve të vranësirave në zonat Lindore. POR pjesa e dytë e ditës gradualisht shtonë vranësirat në të gjithë territorin e vendit. Më të dukshme  vranësirat pritet të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore, KU herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar rrebeshe të përkohëshme shiu. Temperaturat e ajrit do të ulen e në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 9°C temperatura më e ulët e shënuar në Podujevë deri në 33°C vlera më e lartë në Prizren. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.