Shqipëria Moti – E Hënë, 17 Gusht 2026

0
1

Sipas MeteoAlb:  Territori Shqiptar përgjatë gjithë 24_orëshit të ditës së hënë në pjesën më të madhe të tij parashikohet të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke sjellë alternime kthjellimesh kalime vranësirash. Orët e para të mëngjesit dhe mesditës pritet të mizotërohen në pothuajse të gjithë vendin nga intervalet e gjata me diell. Ndërsa pjesa e dytë e ditës parashikohet që të sjelli në vendin tonë kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në skajin Verior dhe Juglindor duke bërë që herë pas here në zona të izoluara të sjellin momente të pakta me pika shiu.  

Temperaturat e ajrit do të ueln në mëngjes POR rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në Ersekë deri në 37°C vlera më e lartë në rangë territori.

Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor Jugperëndimore; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.