Vendet Nordike dhe rajoni i Baltikut do të përfshihen nga vranësirat e shpeshta të cilat parashikohet të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje në formë rrebeshi. Në rajonin e Baltikut dhe detin e Veriut herë pas here pritet të ketë stuhi të forta ere. Gjithashtu nën ndikimin e motit të vranët dhe rrebesheve të shiut do të vijoj të jetë Europa Lindore dhe pjesërisht brigjet e detit të Zi. Ndërsa Britania e Madhe dhe Europa Qëndrore do të jenën nën dominimin kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Po_ashtu edhe Jugu i kontinentit parashikohet të MBETET nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta si pasojë e valës së nxehtë Afrikane që ka përfshirë këtë rajonë.





