Fakte shkencore: Çfarë treguan studimet?
Një nga studimet e kryera në Institutin e Shëndetit të Fëmijëve në Universitetin e Bristolit në Britani të Madhe, analizoi të dhënat e 7 421 fëmijëve të lindur në vitet 1991–1992.
Ata krahasuan konsumin e peshkut nga nënat gjatë shtatzënisë me zhvillimin e hershëm të fëmijëve.
Rezultatet treguan se nënat që konsumonin peshk, kishin fëmijë me rezultate mesatarisht më të larta në testet e zhvillimit të gjuhës dhe komunikimit në moshë të vogël.
Një tjetër studim i kryer nga “Project Viva”, një grup kërkimor i Universitetit të Harvardit dhe institucioneve amerikane të shëndetit, analizoi 135 çifte nënë–fëmijë dhe gjeti se konsumimi më i lartë i peshkut gjatë shtatzënisë, lidhej me performancë më të mirë në disa teste njohëse të fëmijëve.
Një studim më i fundit i kryer nga studiues të Universitetit të Roçesterit (SHBA), Universitetit të Ulsterit (Irlandë e Veriut) dhe institucioneve shëndetësore e arsimore të Seychelles, ndoqi 229 fëmijë dhe analizoi zhvillimin e tyre deri në moshën 9-vjeçare.
Rezultatet treguan një lidhje pozitive mes konsumit më të lartë të peshkut nga nënat dhe disa rezultateve të inteligjencës jo-verbale.
Pse peshku mund të ndihmojë trurin e fetusit?
DHA (omega-3) është një përbërës kryesor i trurit dhe syve të fetusit.
Jodi është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroides, të rëndësishme për zhvillimin neurologjik.
Proteinat dhe mineralet ndihmojnë rritjen e përgjithshme të fetusit.





