Studiuesit konstatuan se pacientët me dhimbje kishin dietë më të varfër, konsumonin më pak proteina, fibra, magnez dhe acide yndyrore omega-3, ndërsa dieta e tyre ishte më pro-inflamatore – faktorë që mund të ndikojnë në intensitetin e dhimbjes.

Ekspertët theksojnë se, edhe pse qiqrat janë një zgjedhje shumë e shëndetshme, ato duhet të jenë pjesë e një diete të larmishme dhe të shoqërohen me aktivitet fizik, mbajtje të qëndrimit korrekt të trupit dhe trajtim mjekësor kur dhimbja e shpinës është e vazhdueshme ose e fortë.

Edhe “Qendra Kombëtare Amerikane për Shëndetin Plotësues dhe Integrues (NCCIH)”, thekson se ushqyerja e shëndetshme është vetëm një pjesë e menaxhimit të dhimbjeve të shpinës, krahas ushtrimeve fizike dhe trajtimeve të tjera të rekomanduara nga mjeku.